|

Njeriu më i shkurtër në botë, vetëm 70 centimetra

Me lartësi prej vetëm 70 centimetra, Eduard Nino Hernandez, është njeriu më i vogël në botë. Ky 24-vjeçar, në shikim të parë është kolumbian tipik – i pëlqen të kërcejë, ëndërron të posedon automobil, sipas mundësisë mercedes, dhe dëshiron të udhëtojë nëpër botë, transmetojnë mediet e huaja.

Nino ka marrë edhe konfirmimin zyrtar nga përfaqësuesi i Librit të rekordeve Guinness, me lartësinë prej 70 cm është njeriu më i vogël në botë. Ai ka vetëm 10 kilogramë.

“Ka ndaluar të rritet kur kishte vetëm dy vjet”, ka thënë nëna e tij Naomi Hernandes, e cila ka edhe katër fëmijë më të vegjël.

Mjekët nuk kanë arritur të konstatojnë se pse Nino ka mbetur aq i vogël.

Lajme të ngjajshme:

  1. Aeroporti me i larte ne bote 4.4 mije metra mbi nivelin e detit

Etiketa: , , , , , ,

Komentoni