Njeriu i tetë më i pasur në botë, i humbi 33 miliardë dollarë!

Njeriu i tetë më i pasur në botë, i humbi 33 miliardë dollarë!

Njeriu i tetë më i pasur në botë, i humbi 33 miliardë dollarë!Eike Batista, manjati brazilian i naftës, vitin e kaluar ishte në krye të dhjetëshes së botës. Në listën e Forbesit të njerëzve më të pasur në botë, zuri vendin e tetë. Në ndërkohë, ai ka humbur më shumë se 90 për qind të aseteve të tij.

Në periudhën prej 16 muajsh, Batista ka humbur 33 miliardë dollarë, shkruan Huffington Post. Vlera e konglomeratit të tij OGX Petroleo & Gas Participacoes SA, ra sa në më shumë që 90 për qind. Kur do t’i paguajë të gjitha borxhet, atij do t’i mbeten 200 milionë dollarë..

“Modeli i tij i biznesit ishte i tepruar në çdo aspekt”, thotë për BBC analisti ekonomik Sergio Lazzarini nga Sao Paolo. Analistët besojnë se Batista thjesht ka mbivlerësuar aftësitë e tyre, dhe në favor të kësaj nuk shkon situata ekonomike në Brazil që me vite ka shënuar rritje ekonomike, për të pësuar papritmas stagnim.

Siç raporton The Wall Street Journal, Batistan e ka shkatërruar borxhi i madh që ka marrë kompania e tij. Kreditorët më të mëdhenj janë General Electric, IBM dhe fondi investues Mubadala nga Abu Dhabi.

“Do të përmbushi të gjitha detyrimet. As edhe një cent nuk do të mbetet pa u paguar”, ka thënë Batista në një shkrim të botuar në Valor Economico.