Një shofer gjobitet 300 herë për parkim të gabuar, në 6 muaj

Një shofer gjobitet 300 herë për parkim të gabuar, në 6 muaj

Një shofer gjobitet 300 herë për parkim të gabuar, në 6 muajNjë shofer në Moskë ka marrë një numër rekord gjobash. Bëhet fjalë për 300 të tilla, të cilat i ka marrë në harkun kohor prej gjashtë muajsh. Gjobat ndaj tij ishin të njëjta: për parkim të gabuar.

Autoritetet në kryeqytetin rus kanë shpjeguar se shoferi në fjalë i ka paguar të gjitha gjobat, ndërsa nuk kanë dashur të bëjnë public identitetin e tij.

Vitin e kaluar gjobat për parkim të gabuar në Moskë janë rritur nga 100 rubla (2.25 euro) në 2.500 rubla (56.5 euro). Nëse do të mblidhnim në total 300 gjobat e shoferit në fjalë, rezulton se ky i fundit ka paguar 750.000 rubla ose (rreth 17.000 euro).