Një në pesë femra nuk e kanë provuar kurrë kulmin e kënaqësisë

Një në pesë femra nuk e kanë provuar kurrë kulmin e kënaqësisë

Një në pesë femra nuk e kanë provuar kurrë kulmin e kënaqësisëSipas një studimi të publikuar në gazetën “The Sun”, 20% e femrave (ose një në pesë gra) nuk e kanë provuar kurrë kulmin e kënaqësisë gjatë marrëdhënies seksuale

E përditshmja britanike “The Sun”, ka publikuar së fundmi përfundimet e një studimi, sipas të cilit pothuajse 20% e femrave nuk e kanë ndier kurrë orgazmën gjatë marrëdhënies seksuale. “Anorgazmia”, termi me të cilin përkufizohet pamundësia për të arritur orgazmën, duket se është mjaft e përhapur mes popullsisë femërore.

Të intervistuar nga gazeta angleze, disa mjekë dhe seksologë shprehën opinionin e tyre në lidhje me këtë problem, duke përmendur edhe disa prej faktorëve, me natyrë fizike dhe psikologjike, që mund të ndikojnë në nxitjen e kësaj anomalie.

Shkaku i parë është abuzimi me barna të ndryshme, si antidepresivët, gjë që është vendimtare në jetën seksuale të femrave duke vonuar orgazmën ose duke e bërë pothuajse të pamundur arritjen e saj.

Sipas David Edwards, anëtar i “British Society for Sexual Medicine”, ka raste kur mosarritja e kënaqësisë seksuale mund të jetë një kambanë alarmi për sëmundje që akoma nuk janë diagnostikuar: për shembull lubrifikimi i paktë vaginal mund të tregojë praninë e një forme diabeti ende të pashfaqur.

Edhe alkoolistët kur konsumojnë alkool në sasi të mëdha mund të kenë një efekt analgjezik dhe sedativ (qetësues), duke bllokuar impulset ndijore në nivel lokal dhe qendror, duke ngadalësuar SNS-në (Sistemin Nervor Simpatik) e si pasojë duke penguar kënaqësinë seksuale.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është stresi: një mendje e lirë dhe pa shqetësime të mëdha mund të çojë në një marrëdhënie seksuale pasionante dhe të lehtësojë arritjen e orgazmës.

Gjithashtu trupi nuk duhet të jetë shumë i çlodhur: tensioni muskulor është tepër i rëndësishëm. Malcolm Vandenburg, ekspert i shëndetit seksual, shpjegon se mekanizmi i transportit arrihet duke përdorur tensionin muskulor për të lehtësuar ndjenjat e kënaqësisë, përmes kontaktimit të muskujve të këmbëve, të barkut dhe vitheve.

Faktor tjetër që nuk duhet anashkaluar është ushqimi: një dietë shumë e pasur me yndyra ndikon negativisht në performancën seksuale, duke ulur ndjeshmërinë e organeve gjenitale.

Për të rritur ndjeshmërinë dhe dëshirën seksuale duhet të konsumohen shumë frutat dhe zarzavatet. Edhe pse mund të duket banale, duhet theksuar se për ta ndier njëqind për qind kënaqësinë seksuale para marrëdhënies gjithmonë duhet urinuar, me qëllim që kjo nevojë të mos ndërhyjë dhe të ndalojë arritjen e orgazmës.

Në fund, gazeta angleze i ka kushtuar goxha vëmendje edhe faktorëve psikologjikë që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në orgazmën femërore. Ka shumë gra që mendojnë se nuk mund të arrijnë orgazmën, por pasi bëjnë kontrollet e nevojshme, zbulojnë se kanë anomali ose keqformime.

Në qoftë se kjo është e vërtetë, në raste të rralla, në shumicën e rrethanave, bëhet fjalë për shqetësime të tepruara që rrisin pasigurinë dhe ankthin e imunitetit, duke larguar gjithnjë e më shumë kënaqësinë nga fusha e erotizmit.

Një mënyrë e keqe jetese, shqetësimet, ankthi i vazhdueshëm në lidhje me partnerin ose veten janë faktorë që prishin ndjenjën e qetësisë dhe besimit, të cilat karakterizojnë momentin e orgazmës.

Prandaj për të pasur një performancë të shkëlqyer seksuale duhet t’i keni parasysh të gjithë këta faktorë dhe veçanërisht të vlerësoni rolin e shkëmbimit e të lojës, në mënyrë që të ndieni eksperiencën e orgazmës duke e lënë veten të lirë.

Ndërsa për sa i përket faktit të “anorgazmisë” mund të flasim dhe të bëjmë pyetje pa fund: sa meshkuj janë të pasigurt, të pamësuar ose të pakënaqur nga gratë e tyre?