policia-e-kosoves_394077_thumb_large

Një i vrarë, tre të plagosur në Prizren

Një 22-vjeçar është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur, sot paradite, në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në një qendër tregtare, afër Tregut të Gjelbër, në këtë qytet.

Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, konfirmoi për Express vrasjen e të riut dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Sipas tij, të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë, por ata janë nën mbikëqyrje policore.

“Me këtë rast janë konfiskuar dy armë të lehta dhe rasti është nën hetime”, tha Berisha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurori, prokurori, drejtori i Policisë Rajonale, sikurse dhe hetuesit.

Ekspertizat rreth këtij rasti janë duke u bërë për të kuptuar motivet e vrasjes.

Dyshimet e para, sipas policisë, janë se vrasja ka ndodhur për shkak të disa borxheve të pazgjidhura ose fajdeve, ndërmjet palëve.

  • or044

    FAJDEGJINJTE CESHTU E KANE FUNDINE!!!!!!!!!!!