Një e katërta e popullatës në Slloveni është pa rrymë

Një e katërta e popullatës në Slloveni është pa rrymë

Një e katërta e popullatës në Slloveni është pa rrymëBora dhe akulli në Slloveni shkaktuan probleme në komunikacion dhe në furnizimin me energji elektrike, për ç’arsye, sipas vlerësimeve, pa rrymë janë rreth një e katërta e amvisërive në Slloveni.

“Gjendja nuk është e mirë, bëhet fjalë për fatkeqësi elementare të prëmasave të mëdha”, vlerësoi minsitri slloven i Mbrojtjes, ROman Jakiq, pas takimit me shërbimet për gjendje të jashtëzakonshme.

Vlerësohet, saktësoi ai, se pa rrymë në pjes[ të ndryshme të shtetit janë rreth 240.000 persona dhe se sanimi i gjendjes mund të zgjasë “me ditë, madje edhe javë”.

Akulli rrëzoi rreth 500 shtylla bartëse të largpërçuesve, ndërsa gjendjen pjesërisht e zbut edhe vendosja e agregatëve për rrymë. Për shkak të kushteveb të këqija të motit, Agjencia shtetërore e mjedisit jetësor kumtoi “alarm të kuq”, ndërsa një numër i amdh i institucioneve arsimore e ndërprenë punën.

Autoritetet sllovene mbrëmë shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe kërkuan ndihmë nga jashtë, pas çka gjatë natës arritën agregatë shtesë nga Çekia, Gjermania dhe Austria, prej ku u nisën edhe zjarrfikësit për t’iu ndihmuar kolegëve sllovenë në tejkalimin e kaosit të krijuar pas reshjeve të shiut të ngrirë.

Shërbiemt shëndetësore posaçërisht i paralajmëruan ata të cilët për rrymë përdorin agregatë, për rrezikun nga helmimi me monoksid karboni në rast të prëdorimit jo të drejtë.

Për shkak të motit të lig dhe akullit, shërbimet kompetente i paralajmëruan vozitësit të mos nisen në rrugë pa nevoja të mëdha. Është kumtuar edhe paralajmërimi për rrezikun që u kanoset qytetarëve në pyje për shkak të krisjeve të drunjve dhe në male për shkak të oretqeve.

Është ndërprerë komunikacioni në pjesën më të amdhe të rrugëve rajonale dhe në disa hekurudha, kështu që trenat ndërkombëtar qarkullojnë me vonesa, ndërkaq edhe transporti lokal i autobusëve po zhvillohet me vështirësi të mëdha.