Një 14-vjeçar me trupin 110-vjeçar

Një 14-vjeçar me trupin 110-vjeçar

Një 14-vjeçar me trupin 110-vjeçarNjë 14-vjeçar në Indi jeton në trupin e 110-vjeçari, pasi është i prekur nga një sëmundje e rrallë, e cila e bën organizimin që të plaket tetë herë më shpejt se sa normalja.

Ali Hussain ka parë deri tani katër prej vëllezërve dhe motrave të tij që të vdesin nga sëmundja e quajtur Progeria dhe që ka prekur zyrtarisht 80 persona në të gjithë botën.

Prindërit e djaloshit kanë një kombinim të tillë gjenetik, duke pasur secili sëmundjen të fshehur, që favorizon zhvillimin e sindromës tek fëmijët e tyre dhe eventualisht, pesë prej tetë pasardhësve linden te prekur nga Progeria.

Më jetëgjati, mes fëmijëve të semure ka qenë deri tani i pari, i cili jetoi deri në moshën 24-vjeçare.

Aliu 14-vjeçar, i cili jeton në këtë familje të varfër në Bihar, Indi, ka pak gjasa që të jetojë edhe shumë kohë, por pavarësisht kësaj, ai nuk dorëzohet.

“Dua shumë që të vazhdoj të jetoj dhe lutem çdo ditë që të dalë ndonjë ilaç për këtyë sëmundjen time. Nuk e kam frikë vdekjen, por më vjen keq për prindërit që kanë vuajtur kaq shumë. Do të më pëlqente të jetoja sa më gjatë me ta, e nuk dua që t’i ngarkoj me një dhimbje më shumë”, deklaroi Hussein, në intervistën e dhënë një gazete vendase dhe publikuar nga disa media ndërkombëtare.