demenca

Niveli i ulët i vitaminës D paralajmëron rrezikun nga demenca

demencaPersonat e moshuar me pak vitaminë D në gjakun ë tyre mund të kenë më shumë gjasa të preken nga demenca dhe sëmundja Alzheimerit se sa ata me më shumë vitaminë D, thuhet në një analizë të re.

Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga një studim ekzistues i rrezikut të sëmundjeve të zemrës në mesin e 1.658 të të moshuarve. Kur studimi filloi në vitin 1993, asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishin demencë, sëmundje të zemrës apo sulm në tru dhe të gjithë dhanë mostra të gjakut për analiza, të cilat ishin ruajtur më pas në një laborator në Universitetin e Vermontit.

Në vitin 2008, hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit i ritestuan mostrat për qarkullimin e niveleve të vitaminës D. Shumica e njerëzve në studim kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D në mostrat e gjakut të tyre, të përcaktuara si të paktën 50 nanomol të vitaminës për litër të gjakut (nmol/L).
Por rreth 30 për qind e njerëzve kishin më pak se kaq: 419 njerëz kishin mungesë, me më shumë se 25 nmol/L, por më pak se 50, dhe 70 persona kishin “mungesë serioze,” me më pak se 25 nmol/L.

Deri në vitin 1999, 171 njerëz në studim ishin prekur nga demenca, duke përfshirë 102 raste të sëmundjes Alzheimer. Njerëzit të cilët kishin mungesë serioze të vitaminës D në fillim të studimit kishin më shumë se dy herë të ngjarë të zhvillojnë demencë në vitet e ardhshme se sa njerëzit me nivele të mjaftueshme.

“Studimi nuk ofron ndonjë këshillë specifike për të moshuarit në lidhje me statusin e vitaminës D”, ka thënë Cynthia Balion nga Canadian Longitudinal Study on Aging dhe një biokimiste klinike në Hamilton Regional Laboratory Medicine Program në Ontario. Ai vetëm tregon se ka të dhëna për ta mbështetur rëndësinë e saj në funksionin kognitiv, por provat terapeutike nevojiten për ta përcaktuar rëndësinë e saj klinike.

David Llewellyn, autor i këtij studimi, pajohet me këtë. “Përveç suplementeve, aplikimi i një diete të ekuilibruar, duke e përfshirë vajin e peshkut dhe ecjen në ambient të hapur si pjesë e një jetese aktive, mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të vitaminës D”, ka thënë ai. “Në rrezik absolut sipas këtij studimi është diku midis 5 dhe 12 për qind”, ka shtuar Ballon. Vetëm 10 për qind e grupit zhvilluan demencë, gjë që u rrit në 15 dhe 22 për qind tek njerëzit me mangësi dhe mangësi serioze të vitaminës D.

“Ende nuk e dimë me siguri se si ta zvogëlojmë rrezikun nga demenca”, ka thënë Llewellyn. “Megjithatë, njohuritë tona aktuale sugjerojnë se një dietë e ekuilibruar e stilit mesdhetar e pasur me vaj peshku, stërvitjet me intensitet të moderuar dhe menaxhimi i kujdesshëm i diabetit, tensionit të lartë të gjakut dhe depresionit mund të ndihmojnë”.

“Artikulli ynë në ‘The Lancet’ ka treguar se niveli i ulët i vitaminës D do të jetë më shumë një pasojë e proceseve inflamatore sistemike të cilat janë të zakonshme në shumë gjendje kronike, sëmundje infektive, plakje, demencë dhe madje edhe depresion”, ka thënë Autier. “Proceset inflamatore janë të përfshira fuqishëm në sëmundjen Alzheimer, dhe këto procese mund të jenë të pranishme shumë para se sëmundja Alzheimer të jetë kIinikisht e detektueshme”.

I vetmi studim i rastësishëm i cili ka studiuar nivelet e vitaminës D dhe demencës nuk ka gjetur ndonjë lidhje shkakësore, vuri në duke ai.