Nisma ConnectEd e presidentit Obama “bashkon” kompanitë e mëdha teknologjike

Nisma ConnectEd e presidentit Obama “bashkon” kompanitë e mëdha teknologjike

Nisma ConnectEd e presidentit Obama “bashkon” kompanitë e mëdha teknologjikePresidenti Barack Obama ka iniciuar dhe filluar një nismë me një buxhet prej 750 milion dollarë në bashkëpunim me një numër kompanish teknologjike për të ndihmuar fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta për të studiuar në shkollat e mesme.

Kompani të mëdha si Apple, Microsoft dhe të tjera, do të sigurojnë pjesën e mjeteve të edukimit, pajisje të ndryshme dhe shërbimin e internetit wireless. Apple do të investojë rreth 100 milion dollarë duke ofruar përdorimin e iPad-ëve.

Microsoft do të ofrojë tabletë të kompanisë, laptopë dhe pajisje të tjera nëpërmjet partnerëve të saj. Gjithashtu, do të vërë në dispozicion 12 milion kopje të paketës Office, sistemin e operimit Windows 8.1 Pro dhe gjithashtu një numër burimesh edukative për nxënësit dhe mësuesit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kompanitë e telekomunikacionit si AT&T dhe Sprint janë duke filluar punën me premtimin për të ofruar shërbim interneti wireless falas për të gjithë nxënësit.

Verizon dhe partnerë të tjerë do të investojnë 100 milion dollarë për mbështetjen financiare të nismës për të nxitur zhvillimin e mësuesve në shkencë, teknologji e inxhinieri. Gjithashtu, Komisioni Federal i Komunikimit do të ofrojë shërbime interneti falas për dy vjet për 20 milion studentë.

Një nga synimet e presidentit Obama ka qenë sigurimi i mjeteve falas të teknologjisë së lartë dhe shërbimeve online për studentët që të zhvillojnë edukimin e tyre dhe që të fokusohen në fushat më konkurruese të shkencës dhe teknologjisë.

Një ndër qëllimet e Shtëpisë së Bardhë, që deri tani është arritur në vende të tjera, është ofrimi i internetit të shpejtë për 99% të studentëve në vend. (PCWorld Albanian)