Nisin hetimet ndaj kontrollorit të naftës “Saybolt Pan Adriatika”

Nisin hetimet ndaj kontrollorit të naftës “Saybolt Pan Adriatika”

Komisioni Kosovar i Konkurrencës ka bërë të ditur se është duke i zhvilluar hetimet ndaj operimit të kompanisë kroate “Saybolt Pan Adriatika”, që mban pozitë monopoli për kontrollimin e dokumentacionit dhe marrjen e mostrave për naftën që importohet në Kosovë.

Që nga maji i këtij viti kjo kompani, që ka selinë në Kroaci, ushtron monopolin në kontrollimin e naftës që hyn në Kosovë nëpërmjet autorizimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Nga gara ishin diskualifikuar operatorët e tjerë ekonomikë për shkak se komisionet e ministrisë në të tri konkurset e mbajtura kishin konstatuar se asnjë operator tjetër nuk i plotëson kriteret për autorizim në cilësinë e trupave inspektuese për konformitetin e naftës dhe derivateve të saj që importohen në Kosovë.

Ahmet Krasniqi, anëtar i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, ka thënë të premten për Kohën Ditore gazetën se dënimet eventuale ndaj kompanisë “Saybolt” mund të sillen në qindra mijëra euro, varësisht nga qarkullimi i saj financiar për vitin e kaluar. Të plotë këtë shkrim mund ta gjeni në numrin e sotëm të gazetës.