Nis festivali i pestë i orkestrave frymore

Nis festivali i pestë i orkestrave frymore

Muzika e disa prej filmave më të njohur të kinematografisë botërore, e përshtatur për formacione bandash muzikore ishte prurja më e spikatur e natës së parë të festivalit të orkestrave frymore në Sarandë.

Një segment i shëtitores së qytetit të turizmit u kthye në skenë për këtë eventiment artistik, që prej 5 vitesh është ekskluzivitet i Sarandës. Celja e siparit të vitit të 5-të këtë vit i ka takuar orkestrës frymore të forcave të armatosura.

Në natën e dytë të festivalit në skenë kanë performuar orkestra frymore e Sarandës dhe ajo e Bashkisë së Tiranës, e cila merrte pjesë për herë të parë, ndërkohë që pjesëmarrse në 6 ditët e festivalit janë bandat muzikore nga rajoni.

Festivali ka nisur të shtunën e kalur dhe vazhdoi deri të enjten, në natën finale kur do të ndahen edhe cmimet.