Nimic vjen në Shkup dhe Athinë
Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic nga fundi i këtij muaji pritet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Shkup dhe Athinë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, Nimic në Shkup pritet të mbërrijë më 20 dhe 21 shkurt, ndërsa më pas ai do të vijojë vizitën edhe në Athinë.
Nimic në Shkup do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin e jashtëm Nikolla Popovski.
Diplomati amerikan vjen për vizitë në rajon për të diskutuar lidhur me procesin e emrit dhe nxitjen e një nisme dhe propozimeve të reja për të gjetur zgjidhje lidhur me kontestin disavjeçar.