Nimic në Nju-Jork do të takohet me Jolevskin dhe Vasilakisin

Nimic në Nju-Jork do të takohet me Jolevskin dhe Vasilakisin

Nimic në Nju-Jork do të takohet me Jolevskin dhe VasilakisinNdërmjetësuesi i KB-së në bisedimet për emrin ambasadori Metju Nimic sot dhe nesër në Nju-Jork do të mbajë raund të ri të bisedimeve me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.

Siç kumtoi shërbimi për informim i Kombeve të Bashkuara, janë paraparë bisedime të ndara të Nimicit me Jolevskin dhe me Vasilakisin, ndërsa pastaj edhe takim i përbashkët.

Thirrja për vazhdim të bisedimeve pason pas një muaji jo të plotë pas vizitës së Nimicit në Maqedoni dhe Greqi. Ai atëherë theksoi se është inkurajuar nga bisedimet në Shkup dhe Athinë dhe paralajmëroi se do ta përshpejtojë dinamikën e negociatave në Nju-Jork. Me të dy negociuesit, Jolevskin dhe Vasilakisin, theksoi, do të punojë në përpunimin e ideve të cilat janë konstruktive dhe përgatitura dhe shpreson se do të ketë progres.

“Folëm për specifikacitete, për mundësi të shumëllojshme, e jo vetëm në përgjithësi. Theksova disa ide dhe mora reagime të caktuara. Kam ndjenjën se ekziston interes i rritur dhe vëmendje serioze lidhur me mundësitë për arritje të zgjidhjes”, deklaroi Nimic pas vizitave në Athinë dhe Shkup, pa saktësuar se për çfarë ide ëhtë bërë fjalë.

Maqedonia, siç deklaroi presidenti Gjorge Ivanov, pret angazhim të përforcuar nga Nimici dhe dinamizim të bisedimeve për emrin.

“Nimici theksoi optimizëm gjatë vizitës së tij të fundit, i kuptoi pozicionet dhe qëndrimet tona për shkak se debatohej për gjëra konkrete nga procesi. Presim që ajo që është dëgjuar nga ai në Shkup dhe Athinë, t’ua transmetojë përfaqësuesve tanë dhe dialogu të fitojë një dinamikë më të madhe”, tha Ivanov në virgjile të raundit të ri të bisedimeve në Nju-Jork.

Ndërkohë, eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle propozoi takim trilateral me shefat e diplomacive të së dy vendeve, Nikolla Poposki dhe Dimitris Avramopulos, me qëllim që Komisioni Evropian të ketë kontroll të drejtpërdrejt në procesin e negociatave për emrin dhe të sendërtohen konkluzionet për Maqedoninë nga Këshilli i BE-së në dhjetor.

Pala e Maqedonisë e pranoi propozimin duke e vlerësuar si pozitiv dhe të mirëseardhur, dhe si mundësi për ndërtim plotësues të besimit midis dy vendeve.

Athina zyrtare, madje, e refuzoi me qëndrim se në këtë fazë nuk ka nevojë për takim trilateral dhe se fillimisht duhet të shihet se çka do të dalë nga takimi i ardhshëm i përfaqësuesve të të dy vendeve me ndërmjetësuesin Metju Nimic do të mbahet sot dhe nesër në Nju-Jork.