Nimic caktoi raund të ri negociatash për emrin

Nimic caktoi raund të ri negociatash për emrin

Nimic caktoi raund të ri negociatash për emrinNdërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic ka caktuar një raund të ri negociatash midis Shkupit dhe Athinës për arritjen e zgjidhjes për kontestin e emrit të Maqedonisë.

Sipas portalit eVesti, Nimic ka caktuar takimin e radhës për 29 dhe 30 janar të këtij viti në Nju Jork.

Takimet pritet të zhvillohen në nivel të palëve negociatore të përfaqësuara nga negociatorët e Shkupit dhe Athinës. “Nimic kësaj radhe do të ketë takime të ndara dhe të përbashkëta me negociatorët. Ai me këtë rast do të bisedojë për vizitën e tij të fundit në Shkup dhe Athinë dhe do të shpalos sërish ide dhe propozime për të zgjidhur kontestin”, thuhet në një njoftim që ka dalur nga kabineti i ndërmjetësit të OKB-së. (INA)