Nikolla Popovski: Fushata e Ahmetit, e mirëpritur

Nikolla Popovski: Fushata e Ahmetit, e mirëpritur

Nikolla Popovski: Fushata e Ahmetit, e mirëpritur Ofensiva diplomatike e BDI-së për çështjen e emrit dhe përshpejtimin e euro-integrimeve është e mirëseardhur. Për ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Popovski, vizitat e fundit të liderit të BDI-së Ahmeti në më tepër shtete me qëllim për të lobuar për çështjen e emrit, është në të mirë të përcaktimit strategjik të Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE.

“Nuk do të thosha se po bëhet politikë e dyfishtë, sepse qëllimi është i njëjtë. Mendoj se shumicë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë na kanë dhënë mandatin për të punuar në realizimin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe njëra prej përparësive është se të gjitha subjektet në vend pajtohen se ky është qëllimi jonë strategjik. Secili që mund të ndihmojë është i mirseardhur”, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit në afat sa më të shkurtër e ka theksuar edhe ambasadori britanik Kristofer Ivon. Duke komentuar qëndrimin e fundit të Qeverisë se nuk ka nevojë për debat publik për këtë çështje, Ivon theksoi se i takon Maqedonisë që të përcaktohet për mënyrën dhe strategjinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e rëndë dhe kërkon shumë guxim dhe fleksibilitet. Por ne duam të shohim zgjidhe sa më shpejtë. Sa i përket metodave dhe strategjive në lidhje me debatin për negociatat, nuk i takon Britanisë që të përzihet në këto çështje. Maqedonia në mënyrë të pavarur duhet ta përcaktojë strategjinë e saj. Megjithatë, ne duam të shohim progres, sepse zgjidhja do të sjellë benefite për Maqedoninë dhe më gjerë”, tha Kristofer Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe.

Megjithatë ministri i jashtëm Poposki tha se Maqedonia po bën gjithçka në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështjeje, por pa gjetur përkushtimin e njëjtë edhe te grekët.

“Jemi plotësisht të përkushtuar, duam tejkalimin e problemit, duam zgjidhje me Greqinë, në këtë drejtim çojmë sinjale për dialog dhe tejkalim të problemit, herën e fundit me letrën e kryeministrit Gruevski deri te kryeministri Samaras. Mendoj se deri tani nuk kemi parë asnjë sinjal që tregon përkushtimin e njëjtë edhe nga pala tjetër, por ne jemi të vendosur të mbetemi në këtë rrugë”, u shpreh Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski theksoi se nuk e ofendon vendimi i funksionarëve të lartë të shteteve fqinje që të takohen me partinë shqiptare në pushtet dhe të injorojnë funksionarët maqedonas.