Nikolla Poposki: Maqedonia ka marrëdhënie të sinqertë ndaj fqinjëve

Nikolla Poposki: Maqedonia ka marrëdhënie të sinqertë ndaj fqinjëve

Nikolla Poposki: Maqedonia ka marrëdhënie të sinqertë ndaj fqinjëveMinistri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski sot në Bruksel realizoi një takim me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Shtefan Fule.

Në këtë takim u bisedua për procesin eurointegrues të vendit, posaçërisht për mundësinë e caktimit të një date për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Me eurokomisionarin për zgjerim biseduam për më shumë tema, kryesisht të lidhura për atë që pason pas Dialogut inkuadrues të përfunduara me sukses të nivelit të lartë (HLLAD). Komisioni do të propozojë të involvohet në këtë proces dhe unë e njoftova Fylen me aktivitetet më të rëndësishme të cilat do t’i ndërmarrim në pjesën e akteve ligjore dhe nënligjore, ndërsa flasim edhe për atë pjesë e cila ka të bëjë me zgjidhjen e të gjitha bllokadave të cilat na u imponuan në periudhën e kaluar. Këtu, marrëdhënia jonë është jashtëzakonisht e hapur dhe vlerësoj se atë që e kemi arritur në drejtim të bashkëpunimit dhe nismave, të cilat i kemi shtruar drejt fqinjëve tanë është diçka që duhet t’u ndihmojnë që ata që të nxirren nga situata në të cilën do ta dekredibilizonin procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkan”, deklaroi ministri Poposki pas takimit.

Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, komisionari Fyle është njoftuar edhe me të gjitha nismat, të cilat ndërmerren në Maqedoni.

Poposki thotë se është e rëndësishme pasi që të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim vendosjen e llojit evropian të marrëdhënieve, siç ekzistojnë midis vendeve anëtare të BE-së, drejtim nëpër të cilin shkon edhe kryesimi i Maqedonisë me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Kjo, shton, është adut shtesë i cili konfirmon se Maqedonia luan rol shumë konstruktiv dhe u ndihmon vendeve të tjera që t’i përmirësojnë marrëdhëniet midis tyre dhe në përgjithësi së rajon të japë një pasqyrë pozitive.

“Është e rëndësishme ta ruajmë këtë komunikim, pasi që në këtë periudhë të sfidave serioze në kuadër të BE-së, siç është ballafaqimi me krizën ekonomike dhe debitore, nuk guxon të lejohet prioritetet në domenin e zgjerimit të shtypen. Vlerësoj se në prill, Komisioni do të mund të japë një vlerësim solid për gjithë atë që Maqedonia e ka bërë për fqinjësi të mirë”, potencoi ministri i Punëve të Jashtme.

Sipas Poposkit, definicioni i Maqedonisë për fqinjësi të mirë është sinqeritet, dhe ai vlerëson se një marrëdhënie e këtillë e sinqertë duhet të pritet edhe nga të gjithë ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë drejt realizimit të proceseve integruese euroatlantike.

Në këtë pjesë, ministri thotë se është arritur dinamikë e mirë e aktiviteteve në periudhën e ardhshme dhe se deri në fund të marsit, fillim të prillit, vendi do të ketë një dosje të mirë për të gjithë zhvillimin reformues, realizimin e kritereve me ruajtjen e rezultateve të realizuara deri më tani dhe propozimin e masave për përmirësimin e klimës së përgjithshme në rajon, me ç’rast, sipas tij, në këtë pikëpamje Maqedonia definitivisht ka rol prej lideri. (INA)