Nikolla Poposki: Ende nuk ka përgjigje nga Samarasi, presim reagim pozitiv

Nikolla Poposki: Ende nuk ka përgjigje nga Samarasi, presim reagim pozitiv

 Nikolla Poposki: Ende nuk ka përgjigje nga Samarasi, presim reagim pozitivEnde nuk ka përgjigje nga kryeministri grek Andonis Samaras për letrën e dërguar nga kryeministri Nikolla Gruevski, por shpresojmë në reagim pozitiv, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me ndihmësin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë Dirk Brengelman, Poposki përmendi se Qeveria e Maqedonisë vazhdon me qasjen proaktive nga periudha e kaluar sepse dëshiron dhe pret lëvizje të procesit.

“Paguajml çmim të madh nga niveli i caktuar i defokusimit në udhëheqësinë politike greke në raport me tejkalimin e problemit në kushte në të cilat Republika e Maqedonisë është bllokuar në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”, tha shefi i diplomacisë.

Lidhur me emërimin e ambasadorëve dhe shefave në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në vendet e huaja, Poposki potencoi se nuk dëshiron të spekulojë sepse procesi ende nuk ka përfunduar.

“Do të përmbahem në praktikë diplomatike të mos spekulojmë me emra dhe parashikime përderisa procesi nuk do të jetë në fazën përfundimtare. Por, kur ajo do të ndodh, do ta ndajmë. Në çdo rast, për herë të parë zbatuam proces transparent në shpalljen e vendeve për shefa të përfaqësive konsullare-diplomatike. Bëhet fjalë për shumë përvoja të dobishme e cila hap mundësi pozitive për të ardhmen. Në bisedë me kolegë nga rajoni dhe më gjërë, metodologjia e tillë shkon në reagime pozitive”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme.