Nikolla Gruevski: Jo zgjedhje të parakohshme pa LDSM, do të nënshkruajmë çfarëdo raporti

Nikolla Gruevski: Jo zgjedhje të parakohshme pa LDSM, do të nënshkruajmë çfarëdo raporti

Nikolla Gruevski: Jo zgjedhje të parakohshme pa LDSM, do të nënshkruajmë çfarëdo raportiNëse nuk mund t’i gëzohen fitores në zgjedhje le t’i gëzohen së paku këtij raporti, deklaroi sonte kryeministri Nikolla Gruevski, pasi LSDM-ja e hodhi poshtë propozimin e tij për zgjedhje të parakohshme.

“Në interes në vendit është që VMRO-DPMNE-ja të votojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të komisionit ad-hoc, ashtu siç don LSDM-ja.

Dhe nëse kjo i kënaq, jo me mbivotim, por edhe ne do të votojmë së bashku me ta. Nëse për ata nuk është i rëndësishëm interesi i Maqedonisë, për ne është. Rekomandimet duhet të jenë në funksion të asaj që kjo ngjarje të mos përsëritet, kualifikmet juridike për të cilat është e interesuar ajo, kjo udhëheqësi e LSDM-së që është e humbur në kohë dhe në hapësirë, për ne nuk janë të pranueshme, ne asnjëherë nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë.

Nëse pas kësaj konferencë për shtyp, LSDM-ja e ndryshon mendimin deri nesër, ne jemi këtu dhe të gatshëm për zgjedhje. Vetëm le të paraqiten”, tha Gruevski.