Gruevski: Akoma s’kam pranuar përgjigje nga Samaras

Nikolla Gruevski: Akoma s’kam pranuar përgjigje nga Samaras

Gruevski: Akoma s’kam pranuar përgjigje nga SamarasKryeministri Nikolla Gruevski tha sot se akoma nuk ka pranuar përgjigje nga homologu i tij grek lidhur me letrën e dërguar për nxitjen e procesit të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit. 

“Deri tani nuk kam pranuar përgjigje, ka kaluar më shumë se një jave që kur i dërgova letrën dhe po pres. Shpresoj se gjatë ditëve të ardhshme do të marrë përgjigje pozitive.

Nëse do të ketë përgjigje pozitive dhe nëse fillojmë me bisedime intensive, ekzistojnë shanset dhe mundet të arrihet tek zgjidhja”, theksoi sot kryeministri Gruevski, duke shtuar se nëse ka dialog janë gjasat për zgjidhjen e kontestit të emrit.  Gruevski e deklaroi sot këtë me rastin e vizitës së tij në Lituani, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

Sipas tij, Maqedonia ka plotësuar kriteret e nevojshme për të nisur negociatat për anëtarësim.  Gruevski nënvizoi se ka udhëtuar në Lituani për të përforcuar marrëdhëniet ekonomike dhe politike me këtë shtet baltik. (INA)