Nikolas Maduro përze tre diplomatë amerikanë nga Venezuela

Nikolas Maduro përze tre diplomatë amerikanë nga Venezuela

Nikolas Maduro përze tre diplomatë amerikanë nga VenezuelaPresidenti venezuelian Nikolas Maduro ka bërë publik vendimin e tij për të përzënë nga vendi tre diplomatë amerikanë të cilët i akuzon për spiunazh.

Diplomatët janë funksionarë të ambasadës amerikane në Karakas. Pak ditë më parë ata ishin takuar me disa studentë që kishin marrë pjesë në protestat e një jave më parë. Në 12 shkurt një protestë e opozitës në vend ku morën pjesë dhe shumë studentë degjeneroi në përplasje të dhunshme me policinë.

Tre persona mbetën të vrarë me armë zjarri në rrethana ende të pazbardhura. Opozita kërkon dorëheqjen e Presidentit Maduro që sipas saj është përgjegjës për rritjen e kriminalitetit dhe pasigurisë në vend.