Nigeria shkatërron Tahitin

Nigeria shkatërron Tahitin

Nigeria shkatërron TahitinSkuadra e Nigerisë e ka nisur furishëm garën në Kupën e Konfederatave, e cila po mbahet në Brazil.

Futbollistët nigerian e mposhtën skuadrën e Tahitit, me rezultat të thellë 6:1. Nigeria e nisi furishëm takimin, ku për 26 minuta realizoi tre gola nëpërmjet Eldersonit dhe Oduamadit, i cili realizoi dy here.

Në pjesën e dytë, Tahiti ngushtoi epërsinë në 3:1, me golin e Tehaunit. Por, kjo nuk mjaftoi pasi Nigeria shënoi edhe tre gola të tjerë nëpërmjet; Tehau (autogol), Oduamadit dhe Eldersonit.

Pas kësaj fitore Nigeria del e para në Grupin B, me tre pike sa ka edhe Spanjsa. Kurse, Tahiti zë vednin e katërt me 0 pikë, sa ka edhe Uruguai një pozitë më lartë.