Nicolas Anelka stërvit me PSG-n

Nicolas Anelka stërvit me PSG-n

Nicolas Anelka stërvit me PSG-nNicolas Anelka po stërvitet në Paris Saint-Germain dhe ka shtuar spekulimet rreth përfundimit të aventurës së tij në Kinë dhe rikthimit në Evropë.

Anelka, 33 vjeçar u paraqit në uniformë të stërvitjes në Camp des Loges të mërkurën dhe provokoi sugjerime se pritet ti bashkohet skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti në atë që do të ishte aventura e tij e tretë në klub derisa spekulohet se synon të përfundojë qëndrimin në Shanghai Shenhua.

Edhe pse Anelka zhvilloi një seancë individuale me stafin e Ancelottit, drejtori sportiv Leonardo insistoi se klubi vetëm po përkujdeset për ish futbollistin e tij. “Anelka ka kërkuar të stërvitet me ne. Ne jemi në dispozicion të tij për ti ndihmuar të ruajë formën e mirë fizike në ditët në vazhdim”, deklaroi braziliani për AFP.