Ngrohja globale nuk ndalet

Ngrohja globale nuk ndalet

Ngrohja globale nuk ndaletStudimi më i ri i NASA-s tregon se klima e Tokës do të vazhdojë të ngrohet gjatë këtij shekulli në pajtim me vlerësimet paraprake edhe krahas zvogëlimit të fundit të shkallës së ngrohjes globale.

Hulumtimi themelohet në llogaritje të reja dhe shumë të detajuara për sensitivitetin e klimës së Tokës ndaj faktorëve të cilët e shkaktojnë ndryshimin e saj siç janë emisioni i gazrave të cilat e shkaktojnë efektin e ndërtimeve të qelqta.

Dru Shindel, klimatolog në Godar institutit për studime hapësinore në Nju-Jork, i cili është degë e NASA-s, konfirmoi se është e mundur që Toka të përjetojë ngrohje për 20 për qind më shumë në krahasim me vlerësimet të cilat në masë të madhe bazohen në temperaturat e sipërfaqes së tokës të përcjella në 150 vitet e fundit.

Disa hulumtime të fundit të cilat kanë për qëllim projektime afatgjate për ngrohjen globale duke e marrë parasysh këtë zvogëlim të shkallës së ngrohjes sugjerojnë se Toka ndoshta është më pak senzitive në rritjen e emisioneve të gazrave të cilat e shkaktojnë efektin e ndërtimeve të qelqta sesa që është menduar më herët.

Edhe përderisa shumë studime tregojnë se Hemisfera veriore luan rol shumë të madh në lidhje të hemisferës jugore nëm lidhje të indeksit të ndryshimeve klimatike, kjo njohuri nuk është përjashtuar në llogaritjet për efektet nga aerosolët atmosferik ndaj sensitivitetit të klimës.

Llogaritja e Shindeli rreth senzitivitetit të klimës tregon se vendet në botë duhet ta zvogëlojnë pragun e epërm të gamës së emisioneve të gaseve të qelqta me qëllim që të shmangen pasojat e mëdha nga ndryshimet klimatike.

“Do të doja të mos ishte kështu, por më mirë është të pengohen se sa të shërohet”, i drejtpërdrejtë është Shindel.