Ngjela: Rama është ftohur me SHBA, alibi hoxhiste për statusin

Ngjela: Rama është ftohur me SHBA, alibi hoxhiste për statusin

Ngjela: Rama është ftohur me SHBA, alibi hoxhiste për statusinKreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela i kërkon Ramës që të rregullojë me çdo çmim raportet me partnerin strategjik. Në një intervistë për gazetën Panorama, Ngjela shprehet se është mirë që Rama të rregullojë trajektoren, ose të largohet.

“Kjo është një aksiomë për çdo qeveri. Një kryeministër që nuk funksionon, ndërrohet. Nuk shkohet në zgjedhje me të njëjtin kryeministër pas tetë vjetësh pasi je rropatur. E mira është qëRama të rregullojë trajektoren, ose të largohet.” shprehet Ngjela.

Lidhur me refuzimin e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian,Ngjela shprehet se kjo gjë është e lidhur edhe politikën amerikane.

“Statusi i refuzuar është i lidhur me politikën amerikane, ia kam thënë edhe Ramës këtë. Por ai bën gabim që gjen alibira hoxhiste, sipas të cilës, “problemi është armiku dhe jo ne”. Ky është stalinizëm i kulluar, që hoxhizmi e kaloi në ekstrem. Mos të them që jemi në ato parametra, por jemi në atë inerci. Kjo do të thotë se nuk është problemi i ekstremizmit për çështjen e statusit, por problemi është qeveria shqiptare. Ai kërkon ta hedhë problemin e tij te kundërshtarët dhe te kundërshtari që nuk ka shumicën në Parlament. Këtu nis dhe domosdoshmëria që të rregullohen marrëdhëniet me SHBA-të me çdo çmim.” shprehet kreu partisë Ligj dhe Drejtësi.