Nga falja e borxheve do të fitojnë biznese e individ me superpasuri

Nga falja e borxheve do të fitojnë biznese e individ me superpasuri

Nga falja e borxheve do të fitojnë biznese e individ me superpasuriDrejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest dhe analisti, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur lehtësim për familjet kosovare vendimin e Qeverisë së Kosovës që qytetarëve të Kosovës t’u falë borxhin që kanë ndaj ndërmarrjeve publike nga periudha e pasluftës deri më 31.12.2008.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se me këtë vendim përveç familjeve që mezi mbijetojnë, do të fitojnë edhe individ e biznese që kanë superpasuri.

“Nuk kam aspak problem me faljen e borxheve të para pavarësisë. Le të jetë një lehtësim për familjet kosovare që në këtë ambient ngufatës mezi mbijetojnë; dhuratë e duhur kjo. Problem kam se në gjithë këtë amnisti fitojnë individ e biznese që kanë superpasuri; ç’është e vërteta mu këtë pasuri ata e kanë ndërtuar duke neglizhuar e refuzuar secilën normë të trajtimit fer, e që për të tjerët, të zakonshmit pra, ishte megjithatë ligj”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka përmendur edhe shembullin e Kroacisë e cila i fali borxhet javë më parë, por megjithatë ky shtet sipas tij, kishin vënë një prag ku jo secili falej, sidomos jo ata që kishin mjaftueshëm pasuri për ta paguar borxhin.

“Them që komisioni që do të vlerësojë faljet, duhet të vendosë një prag gjithashtu. Në të kundërtën do të dëshprohemi me të amnistuarit e pamerituar dhe fuqinë që ata kanë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Rikujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka marrëve vendim për faljen e borxheve të qytetarëve ndaj shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga periudha e pasluftës deri më 31.12.2008. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se do të formojë një komision që do të trajtojë këtë çështje. Sipas tij, kjo po bëhet për përmirësimin e mirëqenies së gjithëmbarshme.