|

Nga Bleona tek Nora, ja kush ka këngë të vjedhura

Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh, atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre. Genta Ismajli, Rovena Stefa, Bleona Qereti, Bertan Asllani, Nora Istrefi, Labinot Tahiri, Shpat Kasapi, Lori, Mihrije Braha, Valentina Rama, Ryva Kajtazi, Meda dhe shumë të tjerë janë vetëm një pjesë e kësaj liste, ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.

Karrierë me mund dhe punë të dikujt tjetër, kështu mund të quajmë disa fytyra publike shqiptare të cilat mundohen të bëhen të famshëm për një natë. Ka pasur raste të ndryshme dhe disave prej tyre u ka ecur bukur shumë ky biznes. Është për të ardhur keq pasi ne si popull kemi një melos shumë të bukur dhe nuk duhet keqpërdorur. Kulmi i gjithë kësaj është kur disa që veten e quajnë yje të estradës, huazojnë jo vetëm nga fqinjët, por shkojnë akoma më larg, ndërkohë pastaj fajin ua hedhin kompozitorëve të cilët janë mësuar me këto huazime si një biznes i lehtë për t’u pasuruar. Lista është aq e gjatë sa që po t’I lexosh atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre. Genta
Ismajli, Rovena Stefa, Bleona Qereti, Bertan Asllani, Nora Istrefi, Labinot Tahiri, Shpat Kasapi, Lori, Mihrije Braha, Valentina Rama, Ryva Kajtazi, Meda dhe shumë të tjerë janë vetëm një pjesë e kësaj liste, ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe
tekstshkruesit. Më të pëlqyer ndër fqinjët tanë janë: Preslava, Anelia, Elena, Azis, Malina, Dimana. Nuk është gjithmonë kështu siç shkruam më lart, dhe ne në disa raste jemi për t’u lavdëruar. Ka pasur këngë të bukura shqipe që janë huazuar nga fqinjët dhe kjo na bën të ndihemi më mire pasi edhe ne pëlqehemi diku. Shumë këngëtarë të estradës sonë muzikore, e kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë për t’i bërë këngët e tyre hite. Ata i kopjojnë (huazojnë), meloditë e këngëve të njohura të huaja, dhe ato i përshtasin në
gjuhën shqipe dhe menjëherë i bëjnë hite. Kombi shqiptar ka një melos shumë të bukur, këngë dhe melodi qytetare dhe burimore të kombit tonë. Këngët e Nexhmije Pagarushës,Vaçe Zelës, Shkurte Fejzës, Bujar Qamilit, Shyrete Behlulit etj., këndojnë këngën e mirëfilltë shqipe. Është për t’u tmerruar kur disa “këngëtarë të vetëquajtur”
nuk skuqen që e bastardojnë këngën dhe melosin shqiptar, a thua këta në krahë të kulturës
mendojnë të pasurohen pa menduar se trashëgimtarët e vet do të gjenden në gropë
të thellë të asimilimit. Kjo gjë ndodh sidomos në diasporë, muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%, por në lokalet shqiptare ku tingëllon muzika, aty këndohet dhe vallëzohet me këngë rome, turke, arabe e quajtur tallava, e shumë pak shqipe. Këngëtarët nuk
skuqen kur i pyet se pse e këndoni këtë melos, por ata përgjigjen se populli e do
dhe ne duhet t’i këndojmë. Sot nuk këndohet për qejf apo për t’i ç`mallur gurbetqarët,
por e gjitha është komercialitet. Veçojmë rastin e këngëtares Teuta Selimi në një lokal në Zvicër, ku një i ri ia kërkoi një këngë, ajo u përgjigj se unë nuk e këndoj këtë këngë./balkanweb/

Etiketa:

Komentoni