Neymar-Santos

Neymar mohon takimin me Barcën

Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka mohuar të ketë pasur bisedime me Barcelonën gjatë ditës së martë.

Mediat spanjolle kanë spekuluar se drejtori i futbollit i Barcës, Raul Sanllehi, ka mbajtur një takim me Neymarin në Barcelonë, ku braziliani ka qëndruar gjatë të martës për xhirimin e një reklame.

“Nuk jam takuar me Barcelonën. Unë vazhdoj të jem lojtar i Santosit. Është e mundur që babai im të jetë takuar me ata (drejtuesit e Barcës) në Cyrih (gjatë ceremonisë ‘FIFA Topi i Artë’)”.

“Alves më ka thënë fjalë të mira për Barcën, ndërsa Marcelo për Real Madridin. Secili lojtar mbron klubin e vet”, ka thënë Neymar për AS.