Neymar fillon stërvitjet

Neymar fillon stërvitjet

 Neymar fillon stërvitjetSulmuesi i Barcelonës, Neymar, është shëndosh e mirë. Ylli brazilian ka stërvitur sot së bashku me pjesën tjetër të futbollistëve të gjigantit katalan.

Barcelona është përkrahur nga lajmi i rikthimit në stërvitje të yllit brazilian, Neymar, pas rikuperimit nga fraktura në shpinë.

22-vjeçari e përfundoi para kohës Kampionatin botëror pas dëmtimit që pësoi në përplasje me kolumbianin Camilo Zuniga në ndeshjen çerekfinale.

Por, pas gjashtë javësh të rehabilitimit, Neymar iu bashkua skuadrës në stërvitje të plotë të hënën, së bashku me përforcimin e ri Jeremy Mathieu dhe mesfushorin Xavi, që ishin të dëmtuar së fundmi.

Barcelona do ta fillojë edicionin e ri në La Ligë në duel kundër Elches më 24 gusht, në atë që do të jetë dueli i parë zyrtar i Luis Enriques si trajner i gjigantit katalan.