New York Knicks, ekipi më me vlerë në NBA

New York Knicks, ekipi më me vlerë në NBA

New York Knicks, ekipi më me vlerë në NBARevista ekonomike Forbes të mërkurën ka zbuluar ekipin më me vlerë në ligën amerikane të basketbollit NBA.

Në vendin e parë është ekipi New York Knicks, vlea e të cilit është 1.1 miliard dollarë amerikanë. Pantolonashkurtët, si i quajnë ndryshe në SHBA, kanë shtuar vlerën për 41 për qind në krahasim me vitin 2011, dhe kjo kryesisht falë kontratave të reja televizive dhe 980 milionë dollarëve të destinuara për rinovimin e sallës, që do të përfundojë këtë verë.

Në vendin e dytë janë kampionët e 16-fishtë Los Angeles Lakers, ekip ky i vetëm pas New Yorkut që ka kaluar vlerën prej 1 miliard dollarëve. Në vendin e tretë është Chicago Bulls (800 milionë), kurse kampioni aktual Miami në vendin e gjashtë (625 milionë).

Ja edhe renditja e 10 ekipeve më të vlefshme të NBA:

1. New York Knicks (1.1 miliard)

2. Los Angeles Lakers (1 miliard)

3. Chicago Bulls (800 milionë)

4. Boston Celtics (730)

5. Dallas Mavericks (685)

6. Miami Heat (625)

7. Houston Rockets (568)

8. Golden State (555)

9. Bryooklyn Nets (530)

10. San Antonio Spurs (527)