AlessandroNesta3

Nesta nuk planifikon të pensionohet

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, thotë se nuk është duke menduar që të pensionohet në një të ardhme të afërt.

Në vitet e fundit, 35-vjeçari ka pasur probleme me lëndime, por pas vazhdimit të kontratës me Rossonerët ai dëshiron që të luajë sa më gjatë që është e mundur.

“Qëllimi im është që të pensionohem sa më vonë që është e mundur dhe në një mënyrë të denjë”, ka thënë Nesta për Sky Sport Italia.