f1_01-song1343812023

Nëse jo Martinez, Song në Barcelonë

Barcelona ka kuptuar se duhet të forcojë për sezonin e ardhshëm repartin mbrojtës dhe me këtë rast ka filluar të kërkoj një mesfushor me këto karakteristika.

Në fletoren e skautëve të ekipit katalonas ndodhet edhe emri i lojtarit të Arsenalit, Alex Song.

Mesfushori kamerunas shihet si zëvendësues ideal i të ‘larguarit’ Seydou Keita, i cili do të mund të transferohet në radhët e ish-kampionit spanjoll nëse ata do të dështojnë që të sjellin në radhët e tyre shumë të kërkuarin, Javi Martinezin e Athletico Bilbaos.

Por, mbetet të shihet se a do të pranoj mesfushori i talentuar të kaloj në ekipin spanjoll duke marr parasysh se në atë pozitë mund të paraqitet edhe Busquets dhe Mascherano.