Nënshkruhet fillimi i formimit të rezervatit biosferik Ohër-Prespë

Nënshkruhet fillimi i formimit të rezervatit biosferik Ohër-Prespë

Takimi rajonal për krijimin e informimit të Programit MAB (Njeriu dhe natyra) të UNESCO-së dhe zbatueshmërisë së tij në rajonin e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës, si një program imedijat për strukturimin e përpjekjeve të zonave të mbrojtura.

Takimi ishte organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Basenit të Ohrit nga projekti me titull “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespa, në Mbështetje për Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri.

Sekretariati i Komitetit të Përbashkët të Basenit të Ohrit që është pjesë e Ministrive të Mjedisit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është përgjegjës për organizimin e takimit, ka ftuar kryetarët e bashkive dhe komunave të rajonit nga tre vendet: Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi, së bashku me përfaqësuesit dhe ekspertët e Parqeve Kombëtare.

Kështu, në Korçë ishin mbledhur kryetarët e disa komunave nga ujëmbledhësi i Basenit të Ohrit dhe Prespës nga pala e Maqedonisë dhe Shqipërisë, për të nënshkruar Deklaratën e vendosjes së Rezervatit Biosferik Ndërkufitar të Liqenit të Ohrit dhe të Prespës.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është që Sekretariati bilateral për mbrojtjen e ujëmbledhësit të Liqenit të Ohrit, dhe zhvillim të rajonit.

Me këtë, tani e tutje do të përcillet vazhdimi i kompletimit të dokumentacionit , për shpalljen e Rajonit të Ohrit dhe Prespës si rajon i rezervatit biosferik, që do të transmetohet edhe deri në organet vendimmarrëse të UNESCO-së.

Procedura për krijimin e një Rezervës Ndërkufitare të Biosferës duhet të ndjekë disa hapa në përputhje me udhëzimet e UNESCO-së si p.sh: Nënshkrimi i një marrëveshjeje zyrtare ndërmjet autoriteteve qeveritare; partnerët lokal e kombëtar dhe krijimi i grupeve të punës; plani për kooperim-objektivat e përbashkëta, aktivitetet, grafikët kohor, buxhetet (mjetet materialo-financiare); identifikimi i burimeve dhe aplikimeve potenciale për burime të financimit; plani i zonimit – kuptimi i përbashkët i karakteristikave të secilës zonë dhe i masave menaxhuese koherente; publikimi i një harte zonimi të përbashkët dhe nominimin e përbashkët nga autoritetet shtetërore.

Këtë Deklaratë sot e nënshkruan disa nga kryetarët e komunave të ujëmbledhësit të basenit të Ohrit, përfshirë edhe Prespën, ku pos palës greke, munguan kryetarët e Bashkive Korçë e Pogradec, Strugë e disa komuna tjera nga brigjet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës nga Maqedonia, Shqipëria e Greqia, kur dihet se në këtë rajon janë 20 komuna dhe bashki, ndërsa të pranishëm ishin vetëm 6 prej tyre dhe drejtuesit e parqeve kombëtare “Galiçica” dhe “Pelister”.

Megjithatë, nënshkrimi i kësaj Deklarate, duhet të sigurojë mbështetje të duhur të autoriteteve lokale të këtij Rezervati Biosferik nga Programi MAB (Njeriu dhe natyra) të UNESCO-së, sepse Ohri dhe Liqeni i Ohrit, janë në listën e UNESCO-së për mbrojtje nga kjo organizate botërore, për mbrojtjen e trashëgimisë dhe pasurisë natyrore.
Kryetari i komunës së Ohrit, një nga dy nënshkruesit nga Maqedonia, mes tjerash theksoi:” Kjo nënkupton zhvillim edhe më të madh të rajonit.

Mbrojtja nuk do të thotë që kjo të konsiderohet si zile prej xhamit, por ti jepet një vlerë shtesë përmes menaxhimit, që tu mbetet si trashëgimi edhe gjeneratave të tjera.

Ohri, si rajon i mbrojtur edhe deri më tani është kujdesur për trashëgiminë kulturore dhe natyrore, ndërsa kjo do të jetë mundësi edhe më e madhe në drejtim të mbrojtjes së ambientit në përgjithësi.

Dobi nga e gjithë kjo do të ketë të gjitha komunat, sepse kjo do të thotë begatim dhe pasurim e fisnikërim të ofertës turistike në këtë rajon”-përfundoi Aleksandër Petreski, kryetar i komunës së Ohrit.

Nga të gjithë të pranishmit, u shpreh keqardhje për mospjesëmarrjen e palës së tretë, palës së komunave të Greqisë, që janë pjesë e rajonit të Prespës, si dhe disa kryetarëve të komunave nga Maqedonia e Shqipëria, si komuna të rajonit të basenit të ujëmbledhësit të Liqenit të Ohrit dhe Prespës.