Nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Nëna vret të bijën me automatik, më pas vetenNjë ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. 

Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoza Keqi, 40 vjeç, ka qëlluar me automatik vajzën e saj 15-vjeçare, Sara.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e këtij krimi të dyfishtë. Aktualisht, rrethanat e krimit mbeten të paqarta.

Burimet njoftojnë se shkak për konfliktin është bërë kërkesa e vajzës për të shkuar në një ekskursion me klasën, por ajo është refuzuar nga e ëma.

Debati mes të dyjave ka nisur mbrëmjen e shkuar, pasi vajza ka tentuar të niset, por nuk ka marrë lejen e së ëmës, e cila e ka qëlluar me armë dhe më pas ka vrarë veten.