Xavi-Barcelona

Nëna pengoi transferimin e Xavit te Milani

Nëna e Xavit ka pranuar se ajo e ka penguar transferimin e yllit të Barcelonës, Xavi, te gjiganti italian Milan, kur tani mesfushori më i mirë në botë ishte më i ri.

“Ai ishte regjistruar në Barcelona B kur ishte 19 vjeç dhe sapo kishte fituar Botërorin U-20 në vitin 1999. Adriano Galliani u takua me Joaquin, babin e Xavit. Ai ia ka garantuar formacionin startues dhe e ka ndjekur në Nigeri ku kishte kaluar formëm të jashtëzakonshme në atë botëror”.

“Na është ofruar një villë dhe më shumë se një milion euro për pesë sezone. Të gjitha udhëtimet ishin të paguara, ashtu sikurse puna për bashkëshortin tim ishte e garantuar. Ne e analizuam si familje, Xavi ishte fëmiu i tretë nga katër dhe të gjithë ishin kundër meje”.

“Të gjithë kanë pasur dëshirë që ai ta shfrytëzonte atë rast, pasi atëkohë ishte Pep Guardiola që luante në pozitën e tij. Unë më pas kam intervenuar duke thënë se nëse ai kalon te Milani, atëherë do të divorcohesha. Dhe, siç e shihni në fund vendimin përfundimtar e mori vet ai”, deklaroi nëna e Xavit.