Në veri të Mitrovicës ka filluar votimi

Në veri të Mitrovicës ka filluar votimi

Në veri të Mitrovicës ka filluar votimiNë veri të Mitrovicës ka nisur votimi në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku të gjitha qendrat e votimit anë hapur me kohë.

Deri tani pjesëmarrja është e vogël, ndërsa vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it përreth qendrave të votimit.

Rreth 100 komisionerë dhe vëzhgues shqiptarë të cilët kanë qenë të paraparë të shkojnë në këto qendra me përcjellje të policisë, kanë shkuar atje me vetiniciativë dhe me automjetet e tyre disa edhe këmbë, ndërsa policia e Kosovës, stacioni në veri, është arsyetuar se për shkak të angazhimeve të mëdha, nuk ka arritur t’i bartë as t’u siguroj përcjellje komisionarëve shqiptarë, raporton Telegrafi.

Në këto zgjedhje po votohet në shtatë qendra me gjithsejtë 33 vendvotime, ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsejtë 28 mijë e 4029 votues.

Ndryshe, në veri të Mitrovicës po votohet për kryetar komune, pasi që në zgjedhjet e 3 nëntorit fitues doli Kërstimir Pantiq, por që i cili nuk deshi pranoi të nënshkruante deklaratën e betimit, duke thënë se nuk i pranon simbolet shtetërore të Kosovës.