Në vend të tatuazhit politikani tregon gabimisht diçka tjetër

Në vend të tatuazhit politikani tregon gabimisht diçka tjetër

Në vend të tatuazhit politikani tregon gabimisht diçka tjetërDëshironte ti tregonte ndjekësve të tij në Instagram tatuazhin e tij të ri por një politikan suedez ka treguar aksidentalisht bashkë me vizatimin, edhe organet gjenitale.

Lars Ohly, ish-lideri i Partisë së Majtë, postoi një foto të këmbës së tij ku kishte bërë tatuazh stemën e skuadrës së Liverpulit, pa vënë re që aparati kishte kapur edhe ato që nuk duhet.

“Postova pa dashje një foto ku tregova më shumë seç duhej. Jam i sikletosur”, tha 56-vjeçari për AFP-në.