Në Sidney termometri shënon mbi 46 grade celsius

Në Sidney termometri shënon mbi 46 grade celsius

Në Sidney termometri shënon mbi 46 grade celsiusSidney po piqet ne diell, shkruajnë mediet ndërkombëtare duke dhënë ndoshta përshkrimin më të sakte të situatës në qytetin australian ku termometri shënon gati 46 grade celsius.

Temperatura rekord u regjistrua ne Observatory Hill ne 14:55 me orën lokale. Por disa zona ne rajonin e Sidneit kanë qenë edhe më të nxehta, thotë BBC, dhe ne qytetin e Penrithit në Perëndim, temperaturat mbërritën ne 46,5 gradë celsius.

Skuadrat e zjarrfikësve vazhdojnë të luftojnë me flakët ne New South Wales dhe Victoria, ku ka ende dhjetëra vatra zjarresh qe nuk janë vënë nen kontroll. Fshati i vogël i Licolas ne lindje te Victorias është izoluar krejtësisht nga flakët me bllokimin e të vetmes rrugë që çonte atje. Zyrtaret thonë se dhjetëra vetë janë evakuuar, por janë të paktën 10 banorë që vazhdojnë të mbeten në këtë fshat.