Në Shqipëri 55 persona kanë mbi 7 miliardë dollarë

Në Shqipëri 55 persona kanë mbi 7 miliardë dollarë

Në Shqipëri 55 persona kanë mbi 7 miliardë dollarëNë Shqipëri ndodhen 55 pasanikë që i bashkohen listës me njerëzit më të pasur në botë të cilët kanë mbi 7 miliardë USD.

Sipas raportit “World Ultra Wealth” nga 45 shtetet e Europës, Shqipëria renditet në vend të 37-të. Madje në krahasim me vitin e kaluar, pasuritë e miliarderëve u rriten me 4.1%.

Në këtë renditje Shqipëria ia ka kaluar Bullgarisë, Malit të Zi, Slovakisë, Qipros. Në Europë ndodhen gjithsej 53.440 pasanikë, duke pësuar rënie me 1.9% në krahasim me vitin e kaluar. Edhe pasuria e tyre që shkon në total 6.95 trilion dollarë, ka pësuar rënie rreth 2.7%.

Në Britani Në Britaninë e Madhe ndodhen 10.515 pasanikë, transmeton albeu. Pjesë e këtij raporti janë të gjithë ata individë që zotërojnë një pasuri neto me mbi 30 milionë dollarësh amerikanë. Në botë ka aktualisht 187.380 njerëz shumë të pasur.