|

Në samitin e ardhshëm – Kosova dhe Serbia

Në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të marrin pjesë si Kosova ashtu edhe Serbia, tha Miguel Angel Morations, ministër i jashtëm i Spanjës, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.


“Mendoj se ne do të kemi sukses që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, tha mbrëmë ministri Morations, në Bruksel.

Këto komente u bënë, pak ditë pasi Serbia e bojkotoi samitin rajonal në Slloveni, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Zoti Moratinos nuk ka dhënë detaje se si ai planifikon t’i kapërcejë vështirësit organizative, që dalin nga mospajtimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Me gjasë, ai nuk do ta ketë lehtë në bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës, pasi Spanja është njëra nga pesë vendet e BE-së, që nuk e ka njohur Kosovën.

Presidenca spanjolle e BE-së planifikon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë me liderët ballkanik në Sarajevë, në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit./rel/

Etiketa: ,

Komentoni