Në rritje numri i azilkërkuesve pas marrëveshjes me Serbinë

Në rritje numri i azilkërkuesve pas marrëveshjes me Serbinë

Në rritje numri i azilkërkuesve pas marrëveshjes me SerbinëMinistrja në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, në një takim me Ambasadorin Austriak, Johann Brieger, kanë diskutuar rreth rritjes së numrit të azil kërkuesve. Ajo ka thënë se 18 persona janë riatdhesuar tashmë nga Austria në Kosovë dhe se numra të tjerë do të riatdhesohen gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Çitaku ka thënë se përkundër statistikave të Eurostatit për ulje të numrit të azilkërkuesve nga kosovarët, numri i tyre vazhdon të jetë i madh.

“Trendi në rritje posaçërisht është vërejtur gjatë muajve të fundit pas nënshkrimit dhe implementimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka thënë ministrja Çitaku.

Ndërkaq Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, ka folur për pasojat që do t’i kenë të gjithë azilkërkuesit në Austri, pasi ata nuk kanë gjasa për njohjen e kërkesave për azil.

Sipas disa statistikave të Ambasadës së Austrisë që nga fillimi i këtij viti, 225 persona janë kthyer nga Austria për në Kosovë./bs/