roma

Në Romë, shpërthime në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit

Nga shpërthimet e pakove në ambasadat e Zvicrës dhe Kilit në Itali janë plagosur dy persona.

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka thënë se askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin në ambasadën zvicerane, kur pakoja shpërtheu në çastin kur po hapej nga punonjësi i ambasadës.

Ndërkaq, mediat raportojnë se ministri i Jashtëm i Italisë e quajti incidentin “akt të dënueshëm të dhunës”.

Më vonë, një tjetër bombë ka shpërthyer në ambasadën e Kilit në Romë, ku gjithashtu u plagos një person.

Ndryshe, shpërthimet pasuan zbulimin e një bombe të martën, të dyshuar në metronë e Romës. Sidoqoftë, policia tha se mjeti nuk kishte detonator dhe testet treguan se nuk përmbante eksploziv.