|

Në Prishtinën e vjetër zbulohet edhe një bazament i gurit

Një bazament që mendohet se mund të jetë i një objekti gjigant është zbuluar të dielën, teksa po kryheshin ndërtimet për sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Ai është vetëm pak metra larg çezmës mesjetare, që u zbulua aty një ditë më parë.

Arkeologët kanë bërë pastrimin e gurëve, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të bëhen analiza e hulumtime më të detajuara se çka përfaqëson ky themel. Fotografitë e vjetra të kryeqytetit tregojnë se aty ka qenë e vendosur xhamia e Llukaqit, e ndërtuar në shekullin XVI.

Prijës të Institutit Arkeologjik dhe ata të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës, që bashkë po gërmojnë në bërthamën e Prishtinës së vjetër, kanë qëndrime të ndara se çka mund të jetë ky themel.

Haxhi Mehmetaj, drejtor i IMMMRP-së, ka thënë se sigurisht ky është bazament i një objekti goxha të madh. Madje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që i njëjti t’i takojë periudhës së mesjetës.

Por arkeologu Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik, nuk mendon kështu. Ai thotë se gjetja e re është një strukturë klasike, së cilës i janë bërë skica me të gjitha parametrat e saj. Ka bindjen se si e tillë kjo strukturë nuk ka kurrfarë vlere kulturore (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

1 përgjigje për “Në Prishtinën e vjetër zbulohet edhe një bazament i gurit”

  1. kurrumlij kurrumlija says:

    opa mir koka ba e paskan gjet nji guri monoment historik hahahah mir boll po gur ka sate dush ne kosov po guri duhet te ket ndonji mbishkrim apo nji gur nese vrehet gur antik i punuar me shekuj perpara por nese asht gur normal me cipa katrore me lidhje dhe pa lidhje ne mnyr vertikale dhe horizontale at,her ja vlen me ba te madhe po jo me asi gur se gur ne kosov
    ka mu rras po mos jabani si muj klladusha apo si nasradin hogja mi rrit senet laknuri nuk qitet me fleta dushkut po qitet me fleta te qepes apo hithave apo purrive ok pak si humor pe rrok qysh ekam shenue mendimin tem
    ponese gjani naj minjer me ari apo me naj copte madhe diamant brillant emos dilni me sene gur te kodres allahut mej tranu gjinen se na jena hazer se na kena qef me gjet edhe naj shkrim kushkrun se shqiptaret ktu ne kto troje jan para lindjes diellit …tung…

Komentoni