Në prill, gati filmi për Steve Jobs me Ashton Kutcher

Në prill, gati filmi për Steve Jobs me Ashton Kutcher

Në prill, gati filmi për Steve Jobs me Ashton Kutcher“Jobs”, filmi i parë mbi jetën e bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, interpretuar nga Ashton Kutcher, do të dalë në sallat amerikane në prill, në bazë të një marrëveshjeje shpërndarjeje, e bërë e ditur sot, siç transmeton Afp.

Portreti i Jobs, i cili vdiq për shkak të kancerit në tetor 2011, do të paraqitet premierë në fund të janarit në Sundance Film Festival, ka saktësuar distributori i pavarur, Open Road Films.

I shkruar nga Matt Whiteley dhe drejtuar nga Joshua Michael Stern, filmi rrëfen 30 vjet të gjeniut të Apple, nga 1971 në 2000. Filmi do të shpërndahet në Amerikën Veriore nga shoqëria Open Road, në pronësi nga qarqet kinematografike; Amc Entertainment dhe Regal Entertainment.