Në prag të luftës: Rusët pushtojnë bazat ukrainase në Krime

Në prag të luftës: Rusët pushtojnë bazat ukrainase në Krime

Në prag të luftës: Rusët pushtojnë bazat ukrainase në Krime Kërcënimet e ditëve të fundit të Rusisë se do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, duke se janë konkretizuar ditën e sotme.Mediat e huaja raportojnë se forcat ruse në Krime kanë sulmuar një bazë ushtarake ukrainase në Sevastopol.

Bëhet fjalë për njësinë ushtarake ukrainase “A2355”, ku rusët kanë shembur portën hyrëse dhe kanë marrë në duar ndërtesën ushtarake. Kjo cilësohet si një prishje e gjendjes së “status quo-së”.

Sipas BBC-së bëhet fjalë për rreth 100 trupa ruse, të cilat kanë hyrë me forcë në bazën ushtarake ukrainase. Ushtarët rusë janë identifikuar nga uniforma që mbanin të veshur, e cila mbante logon e ushtrisë ruse.

Lajmi ende nuk është konfirmuar, por nëse një gjë e tillë konfirmohet, ky do të ishte dhe hapi i parë drejt një konflikti të armatosur në gadishullin jugor të Ukrainës, i cili kërkon që me anë të një referendumi të ndahet nga Ukraina dhe të bashkohet me Rusinë.

“Një zyrtar ushtarak i Ukrainës, Vladislav Seleznyov, tha në telefon se trupat e armatosura ruse hynë në bazën ushtarake ukrainase pa gjuajtur me armë dhe se asnjë ukrainas nuk është lënduar”, raporton Euronews.

Ndryshe, sipas CNN-it, është pushtuar baza e mbrojtjes kundërajrore ukrainase. Në kufi me Krimenë ndodhe momentalisht 30 mijë ushtarë rus.

Sipas agjencisë Reuters, baza u pushtua pa shkrepur asnjë plumb. Po ashtu, sipas BBC-së, rusët janë futur edhe në shtabin e marinës së Ukrainës.

Në anën tjetër, sipas agjencisë Anadolu, anija luftarake amerikane USS Truxtun (DDG-103) ka kaluar Dardanelet dhe është pran Detit të Zi.

[youtube_sc url=”http://www.youtube.com/watch?v=6nhdh45ks-o”]