ë Jarinjë dhe Bërnjak më në fund ndërrohen oficerët

Në Jarinjë dhe Bërnjak më në fund ndërrohen oficerët

ë Jarinjë dhe Bërnjak më në fund ndërrohen oficerëtPrej datës 30 dhjetor e deri me sot Doganat e Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë ndërrimin e doganierëve në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në veri të vendit.

Zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci tha për transmetuesin publik se kjo ka ndodhur për shkak se helikopteri, i cili bartë oficerët e doganave nuk ka mundur të aterojë në pikat e përmendura kufitare për shkak të kushteve atmosferike.

Për pesë ditë rresht personeli i doganierëve që punon në Doganat në vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, kanë punuar pa pasur mundësi ndërrimi. Arsye për këtë thonë zyrtarët e Doganave të Kosovës ishin kushtet e këqia atmosferike, në radhë të parë mjegulla e dendur e cila ka pamundësuar aterimin e helikopterëve në pikat doganore.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave, për transmetuesin publik tha se ndërrimi tashmë është bërë sot pasi helikopteri ka dërguar oficerët e ndërrimit të radhës, që zëvendësojnë oficerët në këto dy pika.
” Me 30 kur është bërë ndërrimi i fundit faktikisht nuk kemi arritë me bërë ndërrimin deri me sot. Sot në mëngjes veç është nisur ndërrimi i ardhshëm”, tha Stavileci.

Stavileci sqaroi ndërkaq se doganierët gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë të furnizuar mirë me ushqime dhe preparate sanitare. Duke pasur parasysh situatën ne këto dy pika kufitare, Doganat e Kosovës kanë planifikuar gjithçka më herët për një kohë më të gjatë, në mënyrë që të shmangen nevojat emergjente si rezultat edhe i kushteve atmosferike. Kështu që gjatë pesë ditëve nuk ka pasur mungesë të furnizimeve, siç kanë raportuar disa media, ka thënë Stavileci.