Në grevë administrata e Universitetit të Prishtinës

Në grevë administrata e Universitetit të Prishtinës

Në grevë administrata e Universitetit të PrishtinësE gjithë administrata e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” është futur në grevë. Ata nuk janë të kënaqur me rritjen e pagave për ta është bërë së fundi.

Grevistët po kërkojnë që të zgjidhet statusi i tyre i shërbyesve civilë. Ata nuk kishin përfituar nga rritja e kaluar e pagave, prej 30 për qindëshit, me arsyetimin se nuk i takojnë shërbimit civil.

Ato po thonë se paga e tyre nuk është ekuivalente me shërbyesit e tjerë civilë. Madje kanë bërë një krahasim edhe me administratën e Universitetit Publik të Pejës, “Haxhi Zeka”. Sipas tyre, paga bazë për një shërbyes të administratës në Universitetin e Pejës, arrin shumën prej 400 eurosh, ndërsa paga bazë e tyre është 220 euro.