Në dhjetor zgjedhje në pako në Maqedoni

Në dhjetor zgjedhje në pako në Maqedoni

Portali për çështje ekonomike Kapital shkruan sot se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale pritet të mbahen në muajin dhjetor.

Kjo datë vjen me insistim dhe skenarë të BDI, e cila dëshiron sa më shpejt zgjedhje të parakohshme pasi që vendi nuk do të arrijë të përfitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan “Kapital”, duke u thirrur në burime të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. 

Edhe agjencia e lajmeve INA kohë më parë paralajmëroi se zgjedhjet lokale dhe parlamentare mund të mbahen në pako në muajin nëntor ose dhjetor, një skenarë serb i zgjedhjeve të korrikut, i nxitur nga bashkësia ndërkombëtare.  Zgjedhjet lokale në Maqedoni sipas tajmingut të rregullt duhet të mbahen në mars të 2013, mirëpo në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të krizës qeveritare, pritet që në pako të mbahen zgjedhjet në Maqedoni. (INA)