Në “Brazil 2014” të gjithë në doping test

Në “Brazil 2014” të gjithë në doping test

Në “Brazil 2014” të gjithë në doping testPara nisjes së botërorit të futbollit “Brazil 2014”, do të kryhen teste dopingu ndaj të gjithë futbollistëve të cilët janë kandidat potencial për të luajtur në këtë event të madh sportiv. Këto paralajmërime i bëri Jiri Dvorak shef i Komisionit shëndetësor të FIFA-së.

Së pari qeveria botërore e futbollit (FIFA) nga të gjitha kombëtaret të cilat do të luajnë në Brazil, do të kërkojë orarin e plotë të aktiviteteve të saja. Kontrollimet e mjekëve nuk do të jenë të paralajmëruara. “Nuk do të bëjmë publike se kur do të nisim këto teste.

Mund të vijmë kur të dam dhe ku të duam. Do ta dimë itenerarin e secilës kombëtare, ashtu që në selinë tonë do të vendosim se ku do të shkojmë. Megjithatë një duhet të jetë e qartë. Secili futbollist para nisjes së botërorit do ti nënshtrohet testimeve kundër mashtrimeve me medikamente “, ka thënë Dvorak.