Ndryshimi i kufijve, shpie drejtë konfliktit të armatosur

Ndryshimi i kufijve, shpie drejtë konfliktit të armatosur

Ndryshimi i kufijve në hapësirat e Ballkanit, do të shpie drejtë një konflikt të armatosur dhe jo konflikti politik.

Kështu vlerësuan sot presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq.

Sipas të cilëve rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve është dialogu. Këto komente dy presidentët i bënë derisa komentuan gjendjen e sigurisë në rajon, përfshirë edhe atë në veri të Kosovës.

Çfarëdolloj qoftë konflikti në këto treva, mund të përmbyllet me dialog, besoni se rruga e vetme është dialogu, dialogu dhe vetëm dialogu. Zgjidhja gjithmonë është në dialog dhe jo në konflikt i cili sërish përfundon me dialog. Procesi i shënimit të kufijve në rajonin e Ballkanit ka përfunduar. Çdo hapje e kësaj çështjeje për shënimin e kufijve të ri që nuk përputhen me të tanishmit, do të shpie drejtë konfliktit. Për fat të keq kjo në këto hapësira do të thotë jo konflikt politik por konflikt të armatosur”, deklaroi Zhelko Komshiq, kryesues i presidencës së Bosnje e Hercegovinës.

Rajoni jonë ka hyrë në një proces i cili s’ka të ndalur. Qëllimi i atij procesi është që të relativizohen kufijtë. Për këtë shkak të gjitha vendet e Ballkanit kanë qëllim strategjik që të jenë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në rast se ka ngecje në gjendjen momentale për shkak të problemeve të brendshme që ekzistojnë brenda në union, kjo nuk nënkupton se ne kemi hequr dorë nga qëllimet tona strategjike”, tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.

Ndryshe dy presidentët bashkë kanë konstatuar se Maqedoninë dhe Bosnjën i lidhë ngushtë ardhmëria, gjegjësisht integrimi i të dyja vendeve në BE dhe NATO. Ndërkohë që në planin ekonomik presidentët kanë vlerësuar se këmbimi tregtarë është në rritje permanente. Vizitën e tij në Maqedoni Komshiq e vlerëson si një gurë plus në mozaikun e paqes, prosperitetit dhe Integrimit euro-atlantik të rajonit Ballkanik.