Ndërtohet “treni i vdekjes” më i larti në botë
Në parkun e argëtimit në “Glenwood Springs”, të Kolorados/ SHBA është hapur “treni i vdekjes” më i larti në botën. Tërë kompleksi së bashku me bazën mbi të cilën është ndërtuar, është mbi 2100 metra i lartë.
I quajtur “Cliffhanger”, ky kompleks është ndërtuar në shkëmbinjtë e malit Iron, me një pamje të bukur të qytetit që duket nën të, raporton Daily Mail.
Vozitja nis me një ngjithe të madhe dhe pastaj një rënie të papritur me kthesë që të merr frymën.
Ata që të cilët arrijnë të mbajnë sytë hapur gjatë gjithë udhëtimin janë trima dhe mund të shijojnjë panoramën e bukur. Mund të shihet edhe kanioni në të dalë nga lumi Kolorado.
“Unë shpresoj se kjo do të sjell vizitorë të ri në parkun tonë të argëtimit. Ishte e vështirë të bëhet kjo. Gjëja më e vështirë ishte që të ngjiten të gjitha materialet e nevojshme në vendin e ndërtimit”, ka thënë Kelly Bates, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e parkut.
Pasi i gjithë materiali u dorëzua, ndërtimi i këtij treni zgjati vetëm 30 ditë.